Filloi kontrolli i trafikut  nga ajri

Prej tvteuta15:40, 5 Korrik 2018

Aksioni  “Helikopteri”, i cili do të monitorojë rrugët magjistrale   më të frekuentuara dhe trafikun rrugor nga ajri, ka filluar sot dhe do të zgjasë deri në fund të sezonit turistik. Udhëheqësi  i këtij aksioni operativ  “Vera 2018” Nikolla Janusheviq, ka përkujtuar  se ky askion zhvillohet tash 9 vite,   dhe se qëllimi i tij është vezhgimi dhe kontrolli i trafikut rrugor nga ajri.

“Zyrtarët e policisë do të monitorojnë nga helikopteri rrugët kryesore më të frekuentuara gjatë sezonit turistik dhe do të evidentojnë   veprat më serioze të trafikut që rrezikojnë sigurinë”, tha Janjusheviq në një konferencë shtypi. Sipas tij, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, gjendja e sigurisë rrugore në rrugët në vend është përmirësuar ndjeshëm pasi numri i viktimave në komunikacion është përgjysmuar në krahasim me të njëjtën periudhë  të vitit të kaluar.

  • 1

    Radio