Kulturë Më shumë

Filloi edicioni i 30-të i Skenës Verore

Prej tvteuta11:11, 20 Korrik 2018

Në ambientin përrallor të Kalasë së Ulqinit, mbrëmë filloi edicioni jubilar i 30-ti me radhë i manifestimit kulturor “Skena Verore 2018”. Në hapjen e këtij manifestimi të pranishmit i përshëndetën drejtori i ri i Qendrës për Kulturë, Musa Hoxha dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, të cilët theksuan vlerën që ka Skena Verore për jetën kulturore të Ulqinit, por edhe ofertën turistike, pasi ky manifestim tashmë është traditë që njihet edhe nga vizitorët.

Të pranishmit patën mundësi që gjatë mbrëmjes të kënaqen me performancat artistike të aktorëve Simon Shkreli dhe Sllobodan Marunoviq, pjesëve muzikore nga Gjylie Pelingu dhe Ramazan Peku, si dhe pjesëve koreografike nga mjeshtri i madh Albi Nako. Skena Verore do të vazhdojë sonte me pjesën teatrale “Rrno për me tregue” me regji të Milto Kutalit.

 

  • 1

    Radio