Aktuale Më shumë

“Fillim i ri” kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në një vendvotim

Prej tvteuta16:15, 30 Mars 2022

Sot është dita e fundit kur listat që garuan në zgjedhjet e 27 marsit në Ulqin, mund të dorëzojnë ankesat e tyre eventuale lidhur me rregullsinë e procesit zgjedhor.

Sipas burimeve pranë KKZ, një e tillë ka arritur nga koalicioni “Fillim i ri”, i cili kërkon përsëritjen e votimit në qendrën nr.5, pasi janë vërejtur disa parregullsi. Sipas ankesës, në këtë vendvotim, një votë është pranuar edhe pse kanë qenë të rrumbullaksuar dy lista, një person ka votuar dy herë, ndërsa nuk përputhet as materiali zgjedhor me numrin e votuesve.

Nga ky koalicion po ashtu kërkojnë që në atë vendvotim të formohet këshill i ri zgjedhor. Më herët u publikua se ekzistojnë vërejtje për procesin zgjedhor në tre vendvotime, si pasojë e mospërputhjes së nënshkrimeve me numrin e votave, për çka në ndonjërin prej tyre edhe mund të ketë përsëritje të zgjedhjeve. Pritet që në lidhje me këtë ankesë nesër të deklarohet edhe Komisioni Komunal Zgjedhor.

  • 1

    Radio