Sociale Më shumë

Festa e 1 Majit ka sjellur ngarkesë, por jo bllokim të komunikacionit

Prej tvteuta15:50, 4 Maj 2018

Kryeshefi i Policisë Komunale ,Saubih Mehmeti  i tha televizionit Teuta se festën e 1 Majit e kanë pritur të përgatitur, pasi kanë pasur informacion për një fluks të madh të mysafirëve, sidomos nga Kosova. Sipas Mehmetit,  ka qenë një fundjavë e ngarkuar për Policinë Komunale pasi ka pasur ngarkesë në komunikacion si pasojë e disa punimeve që janë duke u zhvilluar në Komunën tonë,kryesisht në “Rrugën e Kosovës” ,por pavarësisht nga kjo, komunikacioni është zhvilluar normalisht.

“Kemi pasur parkime të paligjshme por jemi përpjekur të jemi jashtëzakonisht tolerant dhe jemi munduar të reagojmë në terren sidomos në pjesën e Ranës”, tha Mehmeti. Sipas tij,  formimi i shërbimit të parking servisit është i pashmangshëm për zbutjen e problematikës së parkingjeve,por edhe sigurimi i një marimange do të ndikonte shumë në evitimin e parkimit të veturave në hapësirat e ndaluara.

  • 1

    Radio