Sociale Më shumë

F.Haxhibeti: Më shumë keqëpërdorues të ujit në Fushën e Ulqinit dhe Gjerana

Prej tvteuta17:14, 28 Gusht 2018

Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizime” para dy muajëve ka ndërmarrë aksionin për kontrollimin e orëve matëse,lidhjeve të pa ligjshme dhe shkyçjen e konsumatorëve të pa rregullt nga sistemi i ujësjellësit.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Fuad Haxhibeti, deklaroi për televizionin Teuta se menjëherë pas fillimit të kontrolleve janë evidentuar disa parregullësi,sidomos lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërhyrje në orët matëse, për çka janë ngritur padi penale. Si zona më problematike ai veçoi Fushën e Ulqinit dhe Gjeranat. Nga sistemi i ujësjellësit humbjet vazhdojnë të jenë të mëdha deri në 70-80%,ku 20% janë të keqpërdorura ndërsa 50% humbje teknike. Ai tha se denimet janë sumë të larta dhe në këtë aspekt do të jenë  shumë rigoroz për keqpërdoruesve.

  • 1

    Radio