Është zgjedhur dizajni konceptual për kopshtin në Ulqin

Prej tvteuta16:10, 4 Korrik 2019

Juria e Konkursit e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit vlerësoi 19 punimet e dorëzuara për dizajnin konceptual të çerdhes në Fushë të Ulqinit. Me shumicën e votave u zgjodh punimi i grupit të tre arkitektëve, të cilët fituan një çmim prej tetë mijë euro, ndërsa çmimet e dyta dhe të treta u dhanë sipas rezultateve. Arkitekti i qytetit Ulqini dhe anëtari i jurisë Aleksandar Daboviq, tha se nga numri i përgjithshëm i punimeve të pranuara, vetëm një ishte me autor nga Ulqini. Pamja e ardhshme e kopshtit është, sipas mendimit të jurisë, e thjeshtë, kompakte dhe do të ketë një nga sipërfaqet më të mëdha për këndin e lojrave për fëmijë. Autorët e punimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin me plotësimet dhe korrigjimet në përputhje me rekomandimet e jurisë brenda 30 ditëve, për të cilat duhet edhe miratimi i arkitektit të qytetit dhe pas kësaj do të shpallen tenderët për kryerjen e punimeve. Sipas Ministrisë së Arsimit, fillimi i ndërtimit të çerdhes në Ulqin mund të pritet që nga vjeshta dhe vlera e parashikuar është rreth 850,000 euro. I gjithë investimi do të financohet nga kreditë e Bankës Evropiane për Zhvillim.

  • 1

    Radio