Kulturë Më shumë

Erodita Qorkadiu Haxhiu: Të ruajmë trashigiminë kulturore e të parëve, në mënyrë që të përcillet tek brezat e rinj

Prej tvteuta16:10, 5 Mars 2018

Etnografia është shkenca historike që merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore dhe artistike. Si profesion është shumë i kërkuar në botë, por që tek ne nuk është se përzgjedhin shumë. Ky nuk është rasti i etnografes nga Kosova Erodita Qorkadiu Haxhiu e cila ka vite që merret me rujatjen dhe kultivimin e një pjese të trashigimisë kulturore, e ajo është veshjet tradicionale. Etnografja kosovare gjatë fundjave u prezantuan në Ulqin në ekspozitën “Veshjet dhe pikturat tradicionale në modernitet”.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” foli për etnografinë, për pjesëmarrjet e saja të cilat kohës së fundit janë të shumta si në Kosovë ashtu dhe jashtë ku prezantohet për publikun shqiptar, por jo vetëm. Me Ulqinin nuk do të jetë ky takimi i fundit, sepse planifikon që në një të ardhme sa më të shpejtë të bashkëpunoj dhe me muzeun e qytetit. Pasiqë është bashkëpunëtore në Institutin Albanologjik në Prishtinë do të mundohet që të sjellë libra të autorëve shqiptar në biblotekat e shkollave të komunës së Ulqinit. Shkolla e parë ku kanë dhuruar librat në komunën tonë është shkolla fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë.

  • 1

    Radio