Emisioni FOCUS: Prezantimi i listave zgjedhore. Ja çfar thonë kandidatët
Prej tvteuta21:12, 14 Mars 2022
Drita Llolla , kandidate për këshilltare nga lista e koalicionit Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partita Boshnjake në pyetjen se çfarë ofron lista e tyre zgjedhore u shpreh se:
“PDS dhe Partia Boshnjake vjen më një listë sa më të diversifikuar. Në dhjetë emrat e parë në listë, gjashtë prej tyre janë femra. Kemi në krye personin i cili ka eksperiencë në fushën e tij profesione që është shëndetësia, por ka edhe eksperiencën politike. Të gjithë kandidatët për këshilltartë të listës tonë janë përsona me prapavi profesionae. Në përzgjedhjen e kandidatëve jemi fokusuar pikërisht tek CV-ja dhe profilet e tyre”, u shpreh Llolla.
Sabri Salaj, kandidat për këshilltarë nga Forca e Re Demokratike u shpreh:
“Kandidatët për këshilltarë nga Forca e Re Demokratike jan njerëz të ri që kanë vizion, dije dhe eksperiencë që të jenë në shërbim të qytetarëve. Ne si subjek politik nuk i ikim asnjë debati politik për dallim nga subjektet e tjera. Në këshillin qëndror kemi 55 antarë të diplomuar. Do vazhdojëm t’i jemi besnik vlerave dhe identiteti kombëtar”, u shpreh Salaj.
Driton Salaj nga koalicioni Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi në Mal të Zi u shpreh:
“Lista jonë është rezulat i një marrëveshje parimore e dy partive më të vjetra nacionale. Kemi dërguar ftesë për të gjitha partitë nacionale me qellim që vota e shqiptarëve mos të digjet.UDSH ka të njëjtën filozofi politike me LD në MZ. Kemi arritur të formojmë një listë që dallon nga aspekti kualitativ. Koalicioni jonë udhëhiqet me dy slogane; dinjiteti dhe identiteti. Pa dinjitet nuk ka jetë dhe pa identitet nuk mund të regjistrohesh as si frymor. Nga këto dy parime se bashku me eksperiencën e prijësit të listës, me gjeneratat e reja të cilët janë në krah, ne jemi të gatshëm që të kontribuojmë për të mirën e qytetarëve të komunës së Ulqinit”, u shpreh Salaj.
Për formimin e kolicioneve të mundëshme paszgjedhore, Drita Llolla shprehet: “Kompromiset dhe aleancat janë pjesë vitale e poltikës, nëse parimet përputhen koalicionet janë të natyrshme, PDS nga ky prizëm i sheh edhe aleancat e ardhshme. Nëse flasim për koalicionet me partitë shqiptare ashtu kanë ardhur edhe ato, natyrshëm.”