Kulturë Më shumë

Emërohen anëtarët e rinj të Këshillit të RTMZ

Prej tvteuta13:13, 12 Qershor 2021

Ditën e djeshme Kuvendi i Malit të Zi emëroi nëntë anëtarë të rinj të Këshillit të RTMZ. 43 deputetë votuan për Këshillin e ri të këtij shërbimi publik. Anëtarët e Këshillit të RTMZ janë: Bojan Baqa (propozim i Universitetit të Malit të Zi), Zharko Mirkoviq (propozim i CANU), Naod Zoriq (propozim i institucioneve kulturore kombëtare dhe OJQ-ve), Filip Lazoviq (propozim i Unionit të Punëdhënësve), Veselin Drljeviq (propozim i OJQ-ve nga fusha e medias), Milica Spajak, Amina Muriq (propozime të OJQ-ve), Mariana Camoviq Veliçkoviq (propozim i Unionit të Sindikatave të Lira) dhe Predrag Marseniq (propozim i Komitetit Olimpik të Malit të Zi).

  • 1

    Radio