Kulturë Më shumë

Ekspozitë e modeleve të anijeve dhe fotodokumentave të detarisë ulqinake

Prej tvteuta10:15, 21 Shtator 2019

Në hotelin Plaza në Ranë, u hap ekspozita e modeleve të anijeve dhe fotodokumentave të detarisë ulqinake. Në hapje folën disa nga organizatorët e kësaj ekspozite, dr. Ilir Çapuni dhe Gazmend Çitaku, kurse të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Në ekspozitë, të pranishmit patën mundësi të shohin një numër të modeleve të anijeve të famshme të detarisë ulqinake, të cilët janë kontribut i familjeve vendase, si dhe të njihen me dokumenta nga burime të ndryshme që pasurojnë këtë pjesë të historisë së Ulqinit.

  • 1

    Radio