Aktuale Më shumë

Ekspertët nga Italia sugjeruan ridizajnim të Adës së Bunës

Prej tvteuta14:25, 25 Prill 2022

Ada e Bunës i pret mysafirët e parë në mes të majit, por ardhja varet nga kushtet atmosferike. Gjegjësisht, dunat e rërës që mbrojnë ndërtesat nga dallgët ende nuk lejojnë hapjen e objekteve dhe daljen në plazh. Ekspertët nga Italia kanë një zgjidhje, ka bërë të ditur drejtori i Rivierës së Ulqinit, Bojan Gjakonoviq.

Gjakonoviq shpjegon se edhe ekspertë nga Italia kanë propozuar një zgjidhje konceptuale për ridizajnimin e plotë të këtij resorti turistik.

“Do të nënkuptonte rregullimin e rreshtit të parë të shtëpive, ndërtimin e një shtegu për këmbësorë dhe ndërtimin e një pjese më të madhe të shtëpive ekologjike, të cilat do të ishin të lëvizshme dhe të sigurta nga këto procese erozioni që kanë rënduar Adën vitet e fundit”, tha Gjakonoviq.

  • 1

    Radio