Kulturë Më shumë

Egzona Salaj me Artistët e së ardhmes do të përformojnë në Sheshin Skënderbej

Prej tvteuta22:04, 23 Korrik 2021

Me 28 korrik në Sheshin Skënderbej në Tiranë në ora 21.00  Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor organizojnë Gala mbrëmje të talentëve të rinj të Ansamblit Popullorë të titulluar: Artistët e së ardhmes. 

Artistja e re nga Ulqini, Egzona Salaj, do të marrë pjesë në këtë mbrëmje spektakli, e cila pritet që si çdo herë ta ndritë skenën kulturore shqiptare. 

Ata për të gjithë dashamirësit e artit kanë bërë ftesë që tu bashkohen në këtë gala mbrëmje me artisët e rinj:
“Ata tashmë janë gati! Një ansambël frymëzuar nga pasioni dhe energji të reja. Artistët e rinj të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore po ndërtojnë të ardhmen mbi themelet e së shkuarës.
Eja bashkohu me ne në 28 Korrik ora 21:00 në sheshin Skënderbej”, thuhet në banerat promovues të këtij eventi kulturor.
TV Teuta/Ilmira Lika

  • 1

    Radio