Aktuale Më shumë

Ecuria e seancës së parë për konstituimin e Kuvendit komunal

Prej tvteuta11:27, 3 Qershor 2022

Filloi seanca e parë e Kuvendit të Komunës së Ulqinit për konstituimin e Kuvendit, e thirur nga Qeveria e Malit të Zi. Mbledhja si fillim u udhëhoq nga Mehmed Zenka, këshilltar nga radhët e UDSH-së.

Në rend të ditës është vetëm një pikë , zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Komunës.
20 këshilltarë kanë votuar pro rendit të ditës për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Zenka ndërpreu shkurt seancën duke paralajmëruar konsultimet ditën e hënë në orën 1 , kurse këshilltari Çapuni morri fjalën, duke bërë kështu një ndërprerje tjetër.
Seanca propozohet të vazhdohet dhe të udhëhiqet nga këshilltari i Forcës së re Demokratike, Genci Nimanbegu.

  • 1

    Radio