Aktuale Më shumë

Duhet kërkuar një kompromis, por ne nuk e pranojmë politikën e shantazhit

Prej tvteuta13:11, 27 Tetor 2024

Mbrëmë në Podgoricë është mbajtur seanca e Bordit Kryesor të Evropa Tani (PES), mëson Portali RTMZ.

Pas këtyre informacioneve, për konkluzionet e seancës foli sekretari i përgjithshëm i Evropa Tani dhe nënkryetari i Kuvendit, Boris Pejoviq.

Pejoviq tha se në bazë të rezultateve zgjedhore është e qartë se kujt i takon pozita e kryetarit të komunës në Podgoricë pas zgjedhjeve.

“Ne do të avokojmë për respektimin e parimit demokratik, i cili përcakton qartë se kujt i takon posti i kryetarit në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, besoj se duhet kërkuar një kompromis, por në të njëjtën kohë nuk do të pranojmë politikën e shantazhit. Partnerë në kryeqytet mund të jenë vetëm ata aktorë që nuk kanë ndërmend të sakrifikojnë qeverisjen funksionale dhe zhvillimin e qytetit për hir të ambicies shkatërruese për të rrëzuar pushtetin shtetëror përmes Podgoricës. Stabiliteti politik është shumë i rëndësishëm dhe të gjithë ata individë dhe subjekte që kërcënojnë për hir të interesave të vogla politike nuk do të përfitojë në fund, sepse vendi ynë po ecën përpara në mënyrë të pakthyeshme këtë e vërtetoi dje edhe deklarata e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është e impresionuar nga dinamika dhe cilësia e progresit të Malit të Zi”, tha Pejoviq.

  • 1

    Radio