Dr. Kalabrezi Kollari: Kujdesuni për veten që të parandaloni përhapjen e koronavirusit

Prej tvteuta19:07, 29 Mars 2020

Koronavirusi është përhapur në secilin vend të botës. Përveç personave të infektuar ka raste të cilat kanë përfunduar në mënyrën tragjike. Darmstadt është qytet i Gjermanisë i cili ka 300.000 banor, njëra ndër to është dhe mjekja nga Ulqini dr. Nora Kalabrezi Kollari e cila punon në klinikën që mban emrin e qytetit, në departamentin për kardiologji dhe pulmologji. Është e lidhur ngusht me pacientët që janë të infektuar me COVID-19, por ajo për televizionin Teuta deklaron që situata për momentin është e qetë edhe pse janë përgaditur për një numër të madh të pacientësve. Çdo ditë kanë raste të pacientëve të prekur me korona virus, por që nuk është diçka alarmuese, edhe pse epidemiologët presin që në dy javët e ardhshme numri i tyre të rritët. Ato si staf kanë punuar shumë dhe kanë hulumtuar mbi këtë virus, dhe që rastet e Italisë she Spanjës i kanë ndihmuar që ato të jenë sa më të përgaditur. Deri më tani të jithë pacientët të cilët janë paraqitur tek Klinika Darmstadt kanë qenë pacient të cilët nuk kanë pasur probleme tjera shëndetësore dhe ja kanë dal me trajtim, përveç një rasti i të moshuarit 84 vjeçar që kishte dhe komplikime tjera. Trajtimi dhe shërimi i këtij virusi mvaret nga gjendja e pacientit, disa nga ato e kalojnë mbrenda disa ditëve, të tjerëve i duhet rreth dy javë, por ka edhe raste që shërimi shkom më gjatë, nga tri deh në gjashtë javë. Dr. Nora Kalabrezi Kollari apelon tek të gjithë që të kujdesen për veten dhe të tjerët në mënyrë që të parandalojmë përhapjen.

  • 1

    Radio