Sociale Më shumë

Donacion per te gjithe nxenesit e SHF “Bedri Elezaga”

Prej tvteuta18:12, 15 Shtator 2018

Shoqata “Shoke klase pergjithmone” e cila vepron ne  Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka ndermarre kete vit aksionin per dhurimin e cantave dhe mjeteve  mesimore  per shume nxenes shqiptare ne mbare ballkan. Kjo organizate ka perzgjedhur edhe  dy shkolla filore ne Mal te Zi, “Bedri Elezaga”  ne Ane te Malit dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Kraje, ku kane bere shperndarjen  e paisjeve mesimore per te gjithe nxenesit.

Drejtori i kesaj shkolle Arsim Cuca deklaroi per Tv Teuta se kjo eshte hera e pare qe kjo shkolle merr donacion te tille per te gjithe nxenesit dhe falenderoi pa mas organizatoret qe perzgjerdhen kete shkolle dhe nxenesit e saj.

Donacioni u shpernda edhe ne shkollen fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu  ne Kraje ku organizatoret u priten nga drejtori  Beqir Berjashi  dhe stafi i shkolles  dhe arriten qe kontigjentin ta ndajne tek nxenesit.

Emocionet e nxenesve ishin te medha  dhe te gjithe ishin falenderues per keto dhurata te cilat shpresojne te ju sjellin nje vit te mbare shkollore.

  • 1

    Radio