Sociale Më shumë

Donacion me vlerë për shkollën e Krajës

Prej tvteuta17:36, 20 Shtator 2021

Ervin dhe Lumnije  –  Kantor me banim në SHBA në fillim të këtij viti shkollor kanë bërë një donacion me vlerë për shkollën fillore “Gj.K-Skënderbeu” në Ostros, njofton Ali Gjeçbritaj.  Donacioni kap shumën prej 1200 dollarë amerikan dededikuar për nevojat e shkollës. Sipas fjalëve të drejtorit Beqir Berjashi, këto mjete të cilat erdhën në kohën dhe në momentin e duhur do të shfrytëzohen për nevojat  e domosdoshme,  dhe falenderoi çiftin Kantor për gjestin e bukur .Përndryshe Lumnije Subashi –Kantor është me origjinë nga Boboshti i Krajës. Krahas këtij donacioni duhet cekur se edhe Shoqata “Të ndihmojmë Krajën në kohë covidi”, organizuar nga dr. Selatin Kraja nga Njujorku, shkollës i ndau mjete dezinfektuese anti covid të mjaftueshme për terë vitin shkollor. Edhe “Porto of Adria” për të gjithë nxënësit e klasës se parë dhuroi çanta dhe  mjete tjera  mësimore. Drejtori i shkollës theksoi se edhe KKSH me kohë shpërndau Abetaren gjithëkombëtare dhe fletoret e punës. Në këtë vit shkollor mësimin në shkollën e Krajës e ndjekin 83 nxënës të shpërndarë në 10 paralele, shtatë në shkollën amë dhe tri paralele të ndara në Arbnesh, Bobosht dhe Skje.

 

  • 1

    Radio