Sociale Më shumë

Donacion i “Caritas”: Pajisje mjeksore për Qendrën Shëndetësore në Ulqin

Prej tvteuta18:45, 29 Tetor 2021

Organizata “Caritas”, e cila funksionon në kuadër të Arqipeshkvisë së Tivarit, i dhuroi sot Qendrës Shëndetësore në Ulqin pajisje të vlefshme që do t’i shërbejnë personelit mjekësor dhe mjekëve të këtij institucioni për të trajtuar pacientët nga komuna e Ulqinit.

“Jemi të kënaqur që sot si mysafirë të Qendrës Shëndetësore në Ulqin, kemi mundësinë për t’u dorëzuar atyre një donacion që për organizatat Caritas të Malit të Zi dhe Caritas të Arqipeshkvisë së Tivarit, ka mundësuar Caritas i Italisë. Bëhet fjalë për pajisjet mjeksore, aparatin EKG, pompa infuzioni, laringoskopë, termometra pa kontakt dhe pajisje të tjera, të cilat besojmë se janë të rëndësishme për punën e përditshme të mjekëve në Ulqin. Ky është një akt i mbështetjes për sistemin shëndetësor, që me punën e tyre të përditshme të përmirësojnë shërbimet që u ofrojnë banorëve të komunës së Ulqinit”.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Ulqinit, dr.Sadija Hollaj, falënderoi donatorët për ndihmën e tyre, e cila tha ajo vlerësohet njëlloj si nga stafi mjekësor ashtu edhe nga qytetarët e Ulqinit.

Sipas  Gjeloviq, vlera e këtij donacioni  është 4000 euro.

  • 1

    Radio