Aktuale Më shumë

“Ditët e diasporës në Anë të Malit 2017” : Prioritet përmirsimi i jetës së banorëve

Prej tvteuta10:04, 10 Gusht 2017

Mbrëmë në Anë të Malit u mbajt manifestimi qëndror “Ditët e diasporës në Anë të Malit 2017”, i cili mblodhi banorët e zonës, përfaqsuesit e Komunës së Ulqinit, institucioneve lokale dhe të diasporës. Në takimin e përbashkët u diskutuan mundësitë për realizimin e projekteve të ndryshëm të cilët kanë për qëllim përmirsimin e jetesës së banorëve të zonës dhe ndalimin e emigrimit.

U shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e mirë në mes të gjitha palëve i cili kohët e fundit ka rezultuar në nisjen e disa investimeve në këtë zonë. U njoftua që në shtator do të fillojë edhe ndërtimi i rrugës Ulqin-Krythë, e cila ka një rëndësi të madhe jo vetëm Anën e Malit por gjithë komunën e Ulqinit. Në vazhdim të manifestimit artistët vendas dhe nga Shkodra me repertoarin e tyre të gjërë argëtuan të pranishmit deri në orët e vona të natës.

  • 1

    Radio