Kulturë Më shumë

“Dita e mire shihet qe ne mengjes” – Edina Mustafiq shkelqeu me shfaqjen e pare

Prej tvteuta12:23, 13 Shtator 2018

Mbreme salla e madhe e Qendres per Kulture ne Ulqin ka qene e mbushur plot per regjizoren profesioniste Edina Mustafiq e cila para publikut vendas ka mbrojtur temen e diplomes me dramen ” Hajnat nuk vijne gjithmone per te keq ”  te shkruar nga Dario Fo. Duartroktijet dhe brohoritjet nuk kane munguar gjate gjithe shfaqjes se kesaj drame te zhanrit Komedi te luajtur nga aktori vendas Bashkim Alaj , nga aktoret Kosovare Butrint Lumi dhe Kaltrine Zeneli , nga Blerta Kurti , Amina Luka dhe Muho Uruci . Perderisa per pjesen e skenografise dhe kostumografise eshte perkujdesur Jetmira Hoxha.  Edina kete provim sipas profesorit nga Kosova Fadil Hysaj e ka perfunduar me note maksimale duke marre zyrtarisht titullin e Regjizores se diplomuar prane Fakultetit te Arteve te Unviersitetit te Prishtines.

  • 1

    Radio