Kulturë Më shumë

Dita botërore e poezisë, u shënua në Sh.F. Bedri Elezaga në Katërkollë

Prej tvteuta18:10, 25 Mars 2022

Që nga viti 1999, 21 marsi përkujtohet si Dita Botërore e Poezisë, hyjneshës së fjalës.

Dita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj.
Kjo dite, u shënua në shkollen fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë ku  u organizua nje TAKIM LETRAR me poetët Ali Gjeçbritaj dhe Dimitrov Popoviq.
Si një shprehje e mendjes njerëzore dhe si art universal, poezia është një mjet i fuqishëm dialogu. Poezia ndihmon për të promovuar komunikimin dhe lidhjen mes kulturave të ndryshme, sepse krijon akses drejt autenticitetit të një gjuhe.

  • 1

    Radio