Ekonomi Më shumë

Dislokimi i tregut të bagëtive dhe kamionave me shumicë (video)

Prej tvteuta11:03, 31 Janar 2015

Policia komunale permanent  në vazhdimësi të  aktiviteteve të veta hasë në vështirësi,ata vështirësi janë identifikuar me kohë kryesisht kanë konsistuar në infrastrukturën ligjore, do të thotë që ka pasur edhe mangësi të tilla-Shprehet kryeshefi i policisë komunale -Saubih Mehmeti.

 

 

 

 “Kohën e fundit jemi angazhuar maksimalisht   për prurjen e vendimeve me kohë për ti harmonizuar me ligjin ekzistues .Vendimi për rendin komunal,i cili është në përfundim e sipër, në seancën e parë të kuvendit shpresoi se do të jetë i gatshëm për shqyrtim dhe aprovim. Deri sa të kalojmë procedurën e kuvendit ne kemi marrë të gjitha masat që ky vendim të paktën të jetë i plotësuar ,të mos kemi pengesa të aktivitetit tonë, dhe në pajtueshmëri me ligjin të gjithë duhet të respektojnë një rend komunal,ku duhen të jenë të precizuara të gjitha obligimet e qytetarëve dhe subjekteve ,por edhe obligimet tona si polici komunale” –Deklaroi kryeshefi i policisë komunaleSaubih Mehmeti

Sa i përket obligimeve tjera janë në procedurë e sipërm plani për objektet e përkohshme  i  cili ka kaluar të gjitha procedurat ,në mes tjerash , edhe është aprovuar në kuvend. Pritet që të hyjë në fuqi me rastin e daljes në fletën zyrtare. Z Mehmeti shprehet se kjo do të publikohet së shpejti. Me aplikimin e planit për objektet e përkohshme do të bëhet edhe dislokimi i tregut të bagëtive në Totosh si dhe ai i kamionëve me shumicë.

“Do të dislokohet  në  një lokacionin  që është pronë shtetërore në Mal të Bardhë. Plan programi për objektet e përkohshme nga ky vit do të zbatohet deri në masë maksimale.Jemi të vendosur që subjektet nëse jo më dëshirë,do ti kryejnë obligimet duke u thirrur në ligjin ekzistues”- deklaroi Z Mehmeti, duke shtuar që para sezonit turistik ne duhet këto elemente që pengojnë aktivitetin normal ti eliminojmë që sezoni veror të na gjejë më të përgatitur .

 

 

 

 

 

 

 

  • 1

    Radio