Sociale Më shumë

Deri tani janë dorëzuar 1502 aplikime për legalizim. Arkiva do të punojë edhe për festë

Prej tvteuta11:06, 12 Korrik 2018

Sekretari i Sekretariatit për urbanizëm dhe rregullim hapsinor, Aleksandër Daboviq, tha për Televizionin Teuta se deri tani janë dorëzuar 1502 aplikime për legalizim të objekteve ilegale, dhe se arkiva e Komunës do të punojë edhe gjatë ditëve të festës, me 13 dhe 14 korrik.”Forma e aplikimit mund të merret nga sajti i ministrisë ose Komunës dhe në këtë mënyrë të lehtësohet barra e administratës.

Po ashtu aplikimi mund të dërgohet me postë të rekomanduar , çka vlen edhe për ato nga jashtë shtetit. Arkiva do të punojë edhe  gjatë ditëve të festës dhe me siguri do të ketë edhe zgjatje të orarit, kurse aplikimet mund të dorëzohen edhe me 16 korrik.”, tha Daboviq. Të punësuarit në sekretariat janë duke punuar me orar të zgjatur për të vërtetuar secilin aplikim , që deri në këtë moment janë plot 1502, pesë herë më shumë se para disa muajve.

  • 1

    Radio