Aktuale Më shumë

Demokratët kërkojnë që zgjedhje të mos ketë para vitit 2024

Prej tvteuta18:32, 23 Nëntor 2021

Pas prezantimit të platformës së FD për daljen nga kriza politike, partnerët e mazhorancës nga dy koalicionet më të vogla, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza në të bardhë”, nuk janë prononcuar ende nëse e përkrahin apo e refuzojnë atë.

Megjithatë Demokratët duket se më shumë presin reagimin që kundrejt saj do të ketë LQ URA. Në këtë drejtim mund të kuptohet edhe reagimi i sotëm i deputetit Danillo Sharanoviq, i cili tha se në këtë parti janë të hapur me qytetarët për të gjitha çështjet, e veçanërisht për çështjen e gjetjes së modelit më të mirë të mundshëm për tejkalimin e krizës politike. Ai shtoi se nga ky subjekt janë të mendimit se modeli më i mirë ishte riformaitmi i qeverisë ekzistuese, e cila u mbështet nga kryeministri, por një pjesë e mazhorancës politike hoqi dorë, ndërsa pjesa tjetër ishte kundër.

“Duhet që ata që hoqën dorë nga riformatimi ose ishin kundër, të gjejnë një emërues të përbashkët, të bien dakord për një platformë, të përcaktojnë detajet dhe si të tillë ta prezantojnë, në mënyrë që të deklarohemi.”,  tha Sharanoviq. Ai theksoi se platforma duhet të përmbajë një gjë kyçe – se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë para vitit 2024.

“Nëse dikush ka vendosur të shkojë me PDS-në, ne nuk mund ta pengojmë ta bëjë këtë. Ne jemi bashkëbisedues në temën e stabilizimit të situatës politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare vetëm në vitin 2024”, përfundoi deputeti i Demokratëve.

  • 1

    Radio