Sociale Më shumë

Delegacioni i Këshillit të Evropës vizitoi Ulqinin

Prej tvteuta16:15, 29 Nëntor 2018

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë pritën në takim pune  delegacionin e Këshillit të Evropës, respektivisht anëtarët  e Komitetit  këshillimor të Konventës për  Mbrojtjen e Pakicave, të kryesuar nga  Laura Maria Craciunean Tatu . Mysafirët u interesuan për  realizimin e të drejtave të pakicave në komunën e Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo.  Ata kërkuan  përgjigje në pytjet  për përbërjen nacionale të të punësuarve në komunë, për konsultat që bëhen me rastin e emërimeve të Drejtorëve të shkollave ,për njohjen e dygjuhësisë në rradhët e të rinjve etj . Vëmëndje e veçantë iu kushtua pozitës së disa familjeve të ardhura rrome të stacionuar në Mal të Bardhë, shkollimit të fëmijëve të tyre, por dhe  sqarime për Liturgjinë e mbajtur nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në Shas, apo ndaljen e një personi  nga ana e policit  për vendosjen e flamujve shqiptar në automjetin e tij në Ditën e flamurit kombëtar. Kryetari Nrekiq  tha se Ulqini është i njohur si mjedis i multikuturës dhe diversitetit jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjërë dhe se marrëdhënijet  ndërnacionale këtu tradicionalisht kanë qenë të mira.  Ai foli për  veshtërsitë financiare  me të cilat ballafaqohet komuna dhe  përpjekjet që bën për tejkalimin e situatës.  Rrespektimi i të drejtave të pakicave  është çështje  të cilës  ekzekutivi i kushton vëmëndje të vecantë tha Nrekiqi  dhe  dënoi aktet e veçanta të shkeljes së të drejtave të pakicave.

  • 1

    Radio