Aktuale Më shumë

Danilloviq: Opozita nuk i ka 41 deputetë për të rrëzuar Qeverinë

Prej tvteuta09:30, 3 Dhjetor 2021

Kryetari i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Daniloviq, beson se opozita nuk i ka 41 deputetë të nevojshëm për të rrëzuar Qeverinë.   “Ata nuk i kanë të 41 vota për mocion, pyetja e dytë është nëse ne i kemi 41 veta që të pajtohemi se si do të vazhdojmë”, tha Daniloviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në Twitter.

Ai përsëriti se është për një “riformatim të mirë të Qeverisë” që jo domosdoshmërisht do të përfshinte politikanë. “Edhe nëse më ftojnë në çfarëdo mënyre, nuk dua të jem pjesë e Qeverisë”, tha Daniloviq. Ai shtoi se është pro riformatimit  sepse disa dikastere kanë mbetur prapa dhe nuk e përballojnë ritmin. “Ka ende disa ministra të padukshëm,” tha Daniloviq, duke shtuar se numri i ministrive duhet të rritet.

  • 1

    Radio