Daboviq: Qytetarët do të kenë mundësi të japin ide për sipërfaqet e qytetit

Prej tvteuta10:05, 8 Tetor 2019

Pas përzgjedhjes së fituesit për pamjen e kopshtit të ri në Fushë të Ulqinit, në fillim të vitit të ardhshëm do të shpallet konkursi për ndërtimin e këtij objekti, i cili do të ketë një rëndësi të madhe për arsimin parashkollor të fëmijëve që jetojnë në këtë pjesë të qytetit, njoftoi për TV Teuta kryearkitekti i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq. Plani i Komunës tha ai është që prej vitit të ri të zvogëlohet numri i objekteve të përkohshëm dhe të rritet ai i strukturave të përherëshme. Daboviq gjithashtu njoftoi punimin e broshurave dhe kryerjen e sondazheve, të cilët do të synojnë të marrin mendimet e opinionit publik për pamjen e sipërfaqeve të caktuara të qytetit.

  • 1

    Radio