Daboviq: “Nuk do të ketë shtyrje të afatit për legalizimin e objekteve”

Prej tvteuta09:48, 25 Mars 2018

Ndonëse fushata e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit për legalizimin e ndërtimeve pa leje ka filluar në shtator, aplikimet janë të pakët. Sipas Sekretarit për urbanizmëm në Komunën e Ulqinit, Aleksandar Daboviq, kjo është  rezultat edhe i besimit të pronarëve se afatet do të zgjaten. “Është e sigurtë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për legalizim, i cili është padyshim 15 korriku.

Ministria në mënyrë eksplicite paralajmëron të gjithë pronarët që të mos mashtrohen dhe të humbin kohë, por të ndërmarrin hapat e nevojshëm sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të paraqesin kërkesa për legalizim”, tha Daboviq. Ai u bën thirrje të gjithë personave të interesuar që sa më shpejt të informohen pranë ministrisë ose në sekretariatin përkatës, pasi për arsye të numri të kufizuar të gjeodetëve, procesi i punimit të elaboratit është i ngadaltë.

  • 1

    Radio