DABOVIQ : KOMUNA EDHE KËTË VIT DO TË HAP KONKURSIN PËR OJQ-të SI DHE DO TË NDAJË BURSA PËR STUDENTË
Prej tvteuta09:58, 24 Shtator 2016
Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore edhe këtë vit do të hap konkursin për projekte nga Organizatat joqeveritare të komunës së Ulqinit. Sekretaria e këtij sekretariati Gjina Daboviq për Televizionin Teuta tha konkursi do të hapet në fund të muajit shtator.
Komuna e Ulqinit gjithashtu do të ndajë bursa për studentët e rregullt më të mirë dhe të talentuar të fakulteteve dhe akademive të arteve, pa marrë parasysh vendin e studimit nëse vendbanimi i tyre është në territorin e Komunës së Ulqinit dhe të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Rregullore. Ky konkurs do të hapet gjatë muajit tetor, deklaroi sekretaria Daboviq.
Sekretaria për administratë dhe veprimtari shoqërore Gjina Daboviq tha se shuma që do të financojë komuna e Ulqinit për çdo student që i plotëson kushtet ,deri tani është e përcaktuar në vleren prej 80 eurosh. Sekretaria Daboviq shtoj se mjetet e pashlyera studenteve të cilet kanë fituar bursat vitin e kaluar, do të shlyhen para hapjes së konkursit për këtë vit.