Daboviq apelon: Mos prisni ditën e fundit për legalizim, çmimet nuk do të jenë të larta

Prej tvteuta15:35, 12 Qershor 2018

Pronarët e ndërtesave ilegale në Ulqin kanë edhe një muaj afat për të dorëzuar aplikimin për legalizimin e tyre. Sekretari për urbanizëm në Komunën e Ulqinit, Aleksandër Daboviq, tha për Televizionin Teuta se deri tani jan dorëzuar 252 aplikime dhe tani dorëzohen edhe deri në 20 çdo ditë.

Me një fushatë mediatike pronarët janë njoftuar për procedura e duhura të këtij procesi, por një pjesë e madhe e tyre akoma besojnë se afati do të shtyhet. Megjithatë, nga ministria përkatëse disa herë kanë përsëritur se ndryshim nuk do të ketë. Daboviq thotë se për objektet që nuk dorëzojnë aplikimin e legalizimit do të hyjnë në fuqi obligime të rënda financiare, çka mund të rrezikojë funksionimin e tyre.

  • 1

    Radio