Sociale Më shumë

CZIP paralajmëron padi ndaj personave të panjohur nga Ulqini

Prej tvteuta15:17, 19 Shtator 2018

Qendra për monitorimin e zogjve ka paralajëruar padi ndaj personave të panjohur të cilët nëpërmjet llogarisë në rrjetin social Facebook i kanë fyer aktivistët e kësaj shoqate. Sipas “Vijestit”, llogaria në fjalë është e regjistruar në emër të aktivistit të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe antarit të Këshillit drejtues të ndërmarrjes për Mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave, Tihomir Rakoçeviq, por ky i fundit i ka mohuar akuzat duke theksuar se ajo llogari menaxhohet nga disa persona dhe se ai nuk ka të bëjë me postimin në fjalë. Nga Qendra për monitorimin e zogjve thonë se kërcënimet dhe fyerjet tregojnë se janë duke bërë punën e duhur, kurse ndaj personave në fjalë do të ngrisin padi.

  • 1

    Radio