Sociale Më shumë

Cungu & Co, Gragja Comerce dhe Komuna e Ulqinit dhurojnë nga 10.000 euro për luftën kundër koronavirusit

Prej tvteuta18:19, 23 Mars 2020

Kompania Cungu & Co nga Ulqini, ka bërë një donacion të vlefshëm prej 10.000 euro drejtuar Trupit koordinues nacional për të luftuar pasojat e sëmundjes së koronavirusit. Një gjest të tillë e ka ndërmarrë dhe Komuna e Ulqinit në mbledhjen e kolegjiumit të mbajtur ditën e sotme në formë telefonike. Më herët edhe kompania tjetër nga Ulqini, “Gragja komerce” ka dhuruar të njëjtën shumë  për luftimin e kësaj sëmundjeje, kurse  kompania “Faf & Co” ka dhuruar dyshekë për spitalet e Malit të Zi. Poashtu nje ndihme drejtuar spitalit te Tivarit e ka bere edhe Fabrika e mobiljeve Kurti, e cila ka bere donacion 20 shtreter me dysheke.

  • 1

    Radio