Covid 19: 9 raste të reja, 6 nga Ulqini. Vdes i infektuari nga Plava

Prej tvteuta10:42, 17 Prill 2020

Në Mal të Zi prej orës 17 të ditës së djeshme janë analizuar edhe 133 testime për sëmundjen Covid 19, nga të cilët 9 kanë rezultuar pozitiv, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Prej tyre 6 janë nga Ulqini kurse 3 nga Plava. Sipas këtij instituti, të githë rastet e reja janë kontakte të rasteve të mëparshme. Me këto raste , numri total i të infektuarve në Mal të Zi ka shkuar në 303, kurse të shëruar janë 55 prej tyre. Fatkeqësisht, i infektuari nga Plava, i cili prej disa ditësh ishte i shtrirë në spital, ndërroi jetë ditën e sotme. Ai përveç infektimit me Covid 19 vuante edhe nga diabeti.

 

  • 1

    Radio