Covid 19: 77 raste të reja, 15 turistë
Prej tvteuta18:41, 26 Korrik 2021
Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1483 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 77 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. 15 nga këto raste janë turistë të huaj, kurse 62 janë vendas.
Gjatë kësaj kohe u regjistruan 3 vdekje nga kjo semundje, bëhet fjalë për pacient nga Plluzhina, Podgorica dhe Cetina. Numri më i lartë i të infektuarve sot u regjistrua në Podgoricë 23 , 8 në Budva, kurse në Ulqin u regjistrua një rast i ri. Gjatë kësaj kohe u shëruan 13 të infektuar, ndërsa numri total i rasteve aktive është 742, nga të cilët 7 në komunën e Ulqinit.