Covid 19: 39 raste të reja në Mal të Zi. Një nga Ulqini

Prej tvteuta18:45, 31 Korrik 2020

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme u analizuan 451 mostra për prezencën e Covid 19, nga të cilat 39 rezultuan pozitive,  u njoftua në konferencën e sotme për media të Trupit Koordineus Nacional. Gati gjysma e të infketuarve, 16 persona, janë nga kryeqyteti Podgorica, ndjekur nga Nikshiqi dhe Berane me nga 4, Biello Polje dhe Tivari me nga 3, Plevlja 2, kurse Kotorri, Rozhaja, Andrijevica, Danillovgradi, Mojkovci, Ulqini dhe Tuzi me nja një të infektuar. Fatkeqësisht, një person i infektuar me këtë sëmundje ka humbur jetën sot në spitalin e Beranes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 49. Gjatë kësaj periudhe u shëruan 68 pacientë, çka do të thotë se numri i të infektuarve aktiv ka pësuar ulje, dhe tani është 1990.

  • 1

    Radio