Kulturë Më shumë

“Cirku Fluturues ” nis xhirimet ne Ulqin

Prej tvteuta15:40, 16 Prill 2018

Filmi me metrazh te gjatë i zhanrit të komedisë së zezë me regji dhe skenar të Faton Berishës, ka nisur xhirimet nëUlqin ,  në lokacione të ndryshme ,  ku gjatë ditës së sotme ekipi i ketij filmi  është i vendosur në Shën Gjergj prane lumit Buna.   “Cirku Fluturues ” flet për historinë e tre djemve të rinj nga Kosova të cilët në vitet e 90-ta marrin rrugën drejt Tiranës për në Festivalin e Filmit i cili zhvillohej atje . Udhetimi ishte ilegal dhe ne film shfaqet kjo aventure e ketyre te rinjve , një nga të cilët është vetë regjizori Faton Berisha. Berisha Deklaron per TV Teuta se ndien emocione të vecanta teksa tenton te risjellë një pjesë të jetës së tij përmes filmit . Producente e ketij filmi eshte Vjosa Berisha .

Vjosa pret që filmi,  i cili kap shifren e 500 mije eurove sepse është i xhiruar në disa lokacione , të mirëpritet nga publiku . Deri me tani xhirimet po shkojnë rjedhshëm dhe pritet që filmi të jetë gati për publikun në fillim te vitit të ardhshëm. Xhirimet kanë nisur në Kosovë , për të vazhduar në  Ulqin , nga ku i pret Shkodra dhe disa vende te tjera të Shqipërisë.

  • 1

    Radio