Politikë Më shumë

CILAT JANË PAKICAT KOMBËTARE ?

Prej tvteuta18:36, 27 Qershor 2015

Propozimligji mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Malin e Zi nuk është I mirë, sepse nuk është zgjidhur çështja thelbësore- cilat janë pakicat në Malin  e Zi.Me këtë askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë përseri keqpëdorime me  Fondin e pakicave me rastin e ndarjeve të mjeteve,- kanë vlerësuar shumica e deputetëve gjatë diskutimit në Kuvend.

Deputeti I Forcës së re demokratike, Genci Nimanbegu, në emër të klubit të partive shqiptare, të  IQ kroate dhe Partisë liberale, thekson se duhet përcaktuar me ligj se cilat janë pakicat kombëtare në Malin e Zi.Ai, lidhur me këtë çështje  thotë se kemi pasur rastin që dikush që nuk e sheh veten pakicë, siç është Këshilli kombëtar serb, ka marrë 2.2 milion euro, sa  fondi ka pasur në disponim.

  • 1

    Radio