Aktuale Më shumë

Charles Michel viziton Malin e Zi më 2 dhe 3 korrik

Prej tvteuta13:23, 24 Qershor 2024

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, me ftesë të presidentit të vendit, Jakov Millatoviq, më 2 dhe 3 korrik do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
“Kjo vizitë vjen në dritën e Konferencës së ardhshme Ndërqeveritare, me qëllim që të theksohet perspektiva evropiane e Malit të Zi, progresi i deritanishëm në rrugën evropiane dhe marrja e IBAR-it, si dhe vazhdimi i proceseve reformuese. Kjo është vizita e dytë e përfaqësuesve të lartë të BE-së që kur Jakov Millatoviq mori detyrën si President i Malit të Zi. “Para kësaj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar Malin e Zi në tetor 2023”, thuhet në deklaratë.
Nga Kabineti i Presidentit, theksojnë se vizita e Charles Michel paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian në planin politik dhe ekonomik, si dhe konfirmon vendosmërinë e vendit për të ecur më me vendosmëri drejt anëtarësimit të plotë në BE.

  • 1

    Radio