“Cervantes” nominohet si filmi më i mirë në festivalin e Los Angelos
Prej tvteuta11:39, 25 Qershor 2018
Filmi me metrazh të shkurtër i xhiruar i tëri në Ulqin “Cervantes”, është nominuar në kategorinë e filmit më të mirë , si dhe trejlerin më të mirë në festivalin e filmit Los Angeles Cine Fest. Filmi është projekt i shoqatës joqeveritare Ad Hoc, me regji të Robert Jankoviq dhe role kryesore të Mirsad Suljeviq dhe Margareta Shkrela.
Ky festival është themeluar para katër vitesh dhe është i karakterit ndërkombëtar. Filmi “Cervantes”së shpejti do të ketë edhe videon dhe këngën e vet, me autor Imi Nimanbegun.