CEDIS kërkon durim nga qytetarët

Prej tvteuta10:43, 19 Maj 2018

Shërbimi i shpërndarjes së energjisë elektrike në Mal të Zi ka njoftuar se punimet në nënstacionet e reja dhe vendosjen e kabllove në Ulqin janë duke shkuar sipas planit, dhe nga qytetarët kërkojnë që të kenë durim deri në fillim të sezonit.

Rrugët e qytetit kanë muaj që janë bërë një tmerr i vërtetë për drejtuesit e automjeteve, pasi në pjesën më të madhe të rrugëve po kryhen punime. Nga kjo kompani thonë se deri te vonesa në punime ka ardhur si shkak i motit të keq dhe punimeve në rrugën Ulqin-Krythë, çka i ka detyruar që ti përshatetën dinamikave të ndryshme.

Ato thonë se këto punime janë të një rëndësie të madhe për gjithë qytetin , ndaj lusin qytetarët që të kenë mirëkuptim.

  • 1

    Radio