Zgjedhjet lokale 2022 Më shumë

Carla Del Ponte thirrje Hagës, urdhër arrest ndërkombëtar për Putinin

Prej tvteuta11:29, 3 Prill 2022

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit në Hagë, Carla Del Ponte ka kërkuar së fundmi që të lëshohet një urdhër arrest ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.

Del Ponte tha për gazetën zvicerane Le Temps se Putini është një kriminel lufte Avokatja zvicerane që mbikëqyri hetimet e OKB-së në Ruandë dhe ish-Jugosllavi, tha se në Ukrainë po kryhen krime kundër njerëzimit,.

Ajo tha se është e tronditur nga varrezat masive në Ukrainë, që thotë se ia kujtojnë luftërat më të këqija në ish-Jugosllavi.

Krime të tjera lufte që ajo identifikoi në Ukrainë përfshinin sulmet ndaj civilëve, shkatërrimi i ndërtesave civile si dhe shkatërrimi i fshatrave të tëra, raporton AP.

Ajo tha se hetimi në Ukrainë do të ishte më i lehtë se ai në Jugosllavi sepse vetë vendi kishte kërkuar një hetim ndërkombëtar.

Nëse Haga gjen prova të krimeve të luftës, ajo tha se “duhet të hetohet zinxhiri komandue, dukë thenë se do të ishte e mundur të vihej përpara përgjegjësisë edhe Putini.

“Nuk duhet ta lëshoni, vazhdoni hetimin. Kur filloi hetimi për Sllobodan Millosheviqin, ai ishte ende president i Serbisë. Kush do ta kishte menduar atëherë se një ditë do të gjykohej? Askush”, tha ajo për Blick.

  • 1

    Radio