Kulturë Më shumë

Capuni takim me Forcat Detare:Ne Ulqin duhet te hapet muzeu i detarise

Prej tvteuta23:58, 16 Nëntor 2019

Me 15 nëntor të këtij viti, komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë kapiten Artur Meccollari organizoi një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Turizmit, Federatës së Zhytjes dhe institucioneve të tjera si Shërbimi Hartografik i Shqipërisë, në të cilin u diskutua për mbrojtjen dhe valorizimin e trashëgimisë nënujore dhe traditës detare. Në këtë takim morri pjesë edhe Dr. Ilir Çapuni, krzetari I Kuvendit të Komunës së Ulqinit i cili rikujtoi të pranishmit që neve si komb nuk kemi asnjë  muze. “Kur flitet për nevojën e hapjes së një muzeu në Durrës apo Vlorë, nuk mund ta anashkalojmë  nevojën që një institucion të këtillë duhet ta bëjmë  në Ulqin – në kryeqytetin e detarisë shqiptare. Ulqini ka dhënë Ahmet Kapidanin, Mujo Cakulin, flotën dhe detarët”,theksoi Çapuni.

Në përfundimet e takimit, përveç  që u vendos dhe përcaktuan lokalitetet e ëmundshme për të fundosur disa anije të Flotës të dala nga përdorimi për të bërë disa parqe nënujore si ai i Ksamilit, u miratua edhe rekomandimi për të inicuar procedurat për mbrojtjen dhe valorizimin e trashëgimisë nënujore dhe traditës detare duke hapur muzetë në Ulqin, Durrës dhe Vlorë, ekspozuar denjësisht nëndetësen 105 dhe përmirësuar kuadrin ligjor që përkon me mbrojtjen e objekteve të fundosura në bregdetin shqiptarë.

Nevoja për të organizuar një takim kësisoj u potencua në Durrës në hapjen e ekspozitës mbi detarinë të Shoqatës ADRIJON dhe grupit tonë Liburna. Rikujtojmë gjithashtu se ekspozita në Durrës u inicua nga ekspozita në Ulqin. Pritet që ekspozita të hapet në Vlorë gjatë festimeve të nëntorit e më pas edhe në Shkodër. 

  • 1

    Radio