Çapuni: Rastësi të çuditëshme për Valdanosin
Prej tvteuta16:35, 10 Tetor 2018
Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni, deklaroi për TV Teuta se kërkesa skandaloze për ndërrimin e tokës në Nikshiq me Valdanosin, zjarri dhe zvarritja e procedurës për kthimin e saj pronarëve të mëparshëm, mund të jenë vetëm rastësi, por mundësitë për këtë janë të vogla. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilentë dhe të jenë të gatshëm që të mbrojnë pasurinë e tyre, pasi ato nuk po kërkojnë asgjë që nuk u takon.