Aktuale Më shumë

Camaj ka uruar Ditën e Ushtrisë së Malit të Zi

Prej tvteuta15:36, 7 Tetor 2024

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikoll Camaj, ka uruar ministrin e Mbrojtjes Dragan Krapoviq dhe çdo pjesëtar të Ushtrisë së Malit të Zi, 7 Tetorin – Ditën e Ushtrisë Malazeze.

“Përkushtimi, guximi, disiplina dhe profesionalizmi juaj i Ushtrisë së Malit të Zi janë mbështetja kryesore e sigurisë dhe paqes së atdheut tonë.

Ju keni një rol kyç në ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Malit të Zi, por edhe një kontribut të rëndësishëm në misionet ndërkombëtare”, theksoi Camaj.

Angazhimi, siç shprehet ai, reflektohet edhe në ndihmën tuaj të parezervë për qytetarët në situata emergjente të shkaktuara nga problemet e motit për të mbështetur paqen në nivel global.

“Bashkëpunimi i besueshëm, partneriteti me NATO-n dhe modernizimi sipas standardeve të saj do të thotë që kufijtë e Malit të Zi, si në tokë, në det dhe në ajër, të mbeten të sigurt dhe Ushtria e Malit të Zi është një anëtare edhe më efektive dhe e njohur ndërkombëtarisht e kësaj aleance. Urime Dita e Ushtrisë së Malit të Zi, ky jubile domethënës, i madh, gati njëmijëvjeçar”, përfundoi Camaj.

  • 1

    Radio