Kulturë Më shumë

Busti i Skënderbeut në Ulqin deri më 1 mars

Prej tvteuta15:23, 13 Janar 2020

Vendosja e bustit të Skënderbeut në qendër të Ulqinit do të bëhet brenda afatit, i cili është përcaktuar deri më 1 mars, kanë njoftuar nga qeverisja lokale. Pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Kulturës dhe miratimit në Kuvendin Komunal, janë larguar të gjitha pengesat që kjo iniciativë të realizohet. Sipas projektit të realizuar nga arkitekti Shpetim Maraj, busti do të ketë lartësi rreth 3 metra dhe do të jetë i ngjajshëm me atë që gjendet në qendër të Tiranës, por me dimensione më të vogla. Në piedestalin e bustit do të jetë i shkruar emri i heroit kombëtar në gjuhën shqipe dhe atë malazeze.

  • 1

    Radio