Aktuale Më shumë

Blinken: Ndalim fluturimi në Ukrainë do të shpërthente luftën në Europë

Prej tvteuta08:36, 5 Mars 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se vendosja e zonës së ndalimit të fluturimit mbi qiellin Ukrainas, mund të çojë në një luftë të plotë në Europë. Sipas tij, mënyra e vetme për të zbatuar zonën ‘no-fly’, është dërgimi i NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës për të rrëzuar avionët rusë.

Komentet Blinken i bëri këtë të premte, pas takimit me homologët e tij të BE-së. Ai tha se forcat ruse po përdornin metoda gjithnjë e më brutale në fushëbetejë, përfshirë sulmet ndaj popullatës civile.

Pushtimi rus i Ukrainës do të vazhdojë të rrisë kostot për Putin, theksoi Blinken.

“Miliona rusë do të vuajnë për shkak të vendimeve të rrezikshme të marra nga një rreth i vogël liderësh dhe miqsh të korruptuar. Nëse Kremlini nuk ndryshon kursin, do të vazhdojë në rrugën në rritje të izolimit dhe të dhimbjes ekonomike”, tha ai.

  • 1

    Radio