Sociale Më shumë

Bilal Alaj-Së shpejti Qendra Ditore me parkun zbavitës

Prej tvteuta15:22, 28 Mars 2018

Qendra Ditore për fëmijë dhe të rinjë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin, këtë vit të ri të punës ka startuar me numër më të madh të fëmijëve. “Mjerisht numri i fëmijëve është në rritje,andaj lind nevoja për  plotësimin e disa vendeve të punës të cilat janë të domosdoshme ,e sidomos defektolog”deklaroi për televizionin Teuta, drejtori i Qendrës në fjalë -Bilal Alaj.

Ai shprehet se do t’i drejtohet  pushtetit vendor  edhe një herë që të mundësojnë plotësimin e disa vendeve të reja të punës që janë të domosdoshme për të funksionuar. Në kuadër të Qendrës Ditore është duke u ndërtuar parku zbavitës që fëmijët e Qendrës ditore  të zbavitën edhe jashtë hapësirës së punës.Rregullimi i parkut zbavitës është mundësuar nga donatorët e shumtë,dhe pritet që  shumë shpejt të realizohet në tërësi ky projekt.

“Kemi  një bashkpunim të mirë me dy qendrat e mëdha në Tiranë dhe Prishtinë,kjo e fundit ka siguruar edhe mjetet e nevojshme  didaktike për kabinete.Së shpejti do të organizohen edhe seminare që kanë të bëjnë me problematikat e Qendrave ditore,ku do të bëhen shkëmbime të përvojave dhe mendimeve të ndryshme” shtoi drejtori Alaj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kërkon nga kjo Qendër që të licensohet për të vazhduar me punën e saj.Disa nga punëtorët professional kanë arritur të japin provimin dhe janë liçensuar,kështu që kjo Qendër arrin të bëhet një ndër qendrat e para që kanë arritë ti kryejnë këto obligime ndaj Ministrisë përkatëse.

  • 1

    Radio