Bilal Alaj –Nga 7 fëmijë në vitin 2013,mjerisht kemi arritur në 42 fëmijë
Prej tvteuta13:02, 13 Shtator 2021
Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin falë donacioneve të shumta në periudhën e pandemisë mirëvajtjen e procesit të mësimit individual po e menaxhon në mënyrën më të mirë, edhe pse pandemia e ka rënduar punën , shprehet drejtori i qendrës në fjalë Bilal Alaj .
Sa i përket numrit të fëmijëve që e ndjekin këtë qendër mjerisht dita e ditës po rritet. Ne janar të vitit 2013 kjo qendër ka pas 7 fëmijë, ndërsa aktualisht numri i fëmijëve është 42.
Sipas drejtorit Alaj situata financiare nuk është fortë stabile ,por falë donacioneve të shumta është e përballueshme.
Situatën epidemiologjike drejtori Alaj e vlerëson stabile, aktualisht dy fëmijë janë në vetëizolim , për shkak të infektimit të familjarëve të tyre.
Alaj u shpreh se numri i fëmijëve është shumë më i madh, por shumë prindër fëmijët e tyre nuk i sjellin në Qendër, edhe pse është i siguruar transporti.
H.Nelaj