Besimtarët nga Ulqini: Pelegrinazh në Shkodër në nder të 38 martirëve

Prej tvteuta16:01, 8 Nëntor 2016

Aktivistët e Kishës së Braticës dhe Kollomzës me në krye famulltarin Dom Gabriel Grabanica ,ditën e shtunë pelegruan drejtë Shkodrës në nderë të 38 martirëve të ekzekutuar gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.

Ky udhetim në këmbë, kjo ecje nga Ulqini në Shkodër ka zgjatur rreth 12 orë,ku 8 pelegrinët nga Ulqini kanë pershkuar më shume së 40 km.

Në ceremonine qëndrore të lumturimit të 38 martirëve,të mbajtur në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, kanë marrë pjesë një numër i madh i figuara më të shquara të kulturës dhe politikës nga rajoni, si dhe besimtarë të shumtë të fesë katolike që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Europës.

  • 1

    Radio