Banoret e Ulqinit i përgjigjen pozitivisht kërkesës për të ndihmuar familjen Buzhala
Prej tvteuta20:22, 3 Nëntor 2016
Menjëherë pas dhënies se alarmit të parë për ndihmë përmes TvTeuta, një numër i madh i afaristëve dhe qytetarëve të thjeshtë kanë filluar të dërgojnë ndihmat e para për familjen Buzhala e cila po përballet me kushte të vështira jetese.
“Cungu & Co”, “Supermarket Sars”, Solaris Cash & Carry”,një fabrikë mobiljesh, dhe disa persona me vullnet të mire, kësaj familjeje i kanë siguruar ushqim, dru për ngrohje, orendi shtepiake të shoqëruara me shuma të caktuara të hollash.
Kryefamiljari Xhemal Buzhala është i kënaqur me ndihmat e pranura dhe shprehet shumë falenderues ndaj të gjithë atyre që i kanë ndihmuar.
Aksioni për ndihmë për përmiresimin e jetesës së familjes Buzhala pritet të vazhdojë edhe gjatë ditevë në vazhdim.